×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po e rehabiliton gjenocidashin”, Edi Rama gozhdohet nga komentuesit në statusin e tij për Bregoviqin

    Insajderi
    24 August 2021 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përsëri ka vazhduar ta promovojë si sukses thirrjen e Goran Bregoviqit duke vazhduar të fyejë një pjesë të shqiptarëve që kritikojnë ardhjen e tij.

    Edhe pse koncerti në të cilin këndoi serbi Bregoviq nuk kaloi pa incidenti dhe kishte interesim të vogël, Rama përsëri vazhdon ta trumbetojë atë si artist dhe mohon që ka kënduar ndonjëherë për kriminelët serbë.

    “Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes!”, ka shkruar Rama.

    Për të shumta ishin reagimet e komentuesve në statusin e tij. Ndër komentues kishte edhe qytetarë nga Shqipëria që nuk ishin të kënaqur me thirrjen e Bregoviqit në tokë shqiptare.

    Njëri dnër komentuesit ishte edhe Ismail Morina, i njohur si Ballisti.

    Këto janë disa komentet që morën shumë pëlqime në rrjetin social Faceboook, derisa Rama nuk ka përtuar të merret me ta duke ua kthyer veçmas komentet:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark