“Po, e rrahëm”, Ernest Luka pranon dhunën barbare ndaj kuzhinierit Indrit Çela - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po, e rrahëm”, Ernest Luka pranon dhunën barbare ndaj kuzhinierit Indrit Çela

    Insajderi
    22 March 2022 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është shënuar pak ditë më parë në Fushë Krujë pranë Bubqit, ku është dhunuar barbarisht kuzhinieri Indrit Çela.

    Kuzhinieri u dhunua nga vëllezërit, Ernest dhe Donal Luka, ky i fundit në këkrim nga policia.

    Ernesti i arrestur, ka folur në lidhje me ngjarjen duke pranuar autorësinë, teksa tha se kishin pasur një konflikt të mëparshëm me të dhe kunatin e tij, për shkak të një parakalimi makine.

    “Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine.

    Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka treguar 24-vjeçari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark