Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Mimoza Brushani, ka denoncuar kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totajn, lidhur me shfrytëzimin e veturës zyrtare edhe pas orarit.
Brushani, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka publikuar një fotografi të veturës zyrtare, teksa ka pretenduar se është përdorur nga ana e Totajt për “shetitje” me bashkëshorten e tij, shkruan Gazeta Insajderi.
“Shaqir Totaj, po shihet sa është i “përkushtuar” ndaj interesave të qytetarëve, mbrëm së bashku me gruan e tij shetit me veturë zyrtare dhe shpenzon derivate nga taksat e qytetarëve”, ka shkruar ajo.
“Duket se Shaqa po e shijon pozitën e tij dhe luksin”.
“”Qato goma të veturave qytetarët duhet me ti shfry e me ti ndal shpenzimet””, përfundon postimi i saj. /Insajderi.org/