Deklarata e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci se për herë të parë pas luftës Kosova po siguron bukën e motmotit, dhe siç tha ai kjo po ndodh gjatë qeverisjes së Kurtit ka nxitur reagime në rrjet.
Sekretari i Partisë Social Demokrate, Nol Nushi tha se ministri është duke manipuluar me shifrat, sa i përket
Nushi, në postimin e ministrit Peci, ka shkruar se ai po manipulon me bukën e gojës, ndërsa Peci ka thënë se nuk ka vjedhur, madje siç shprehet ministri ‘asnjë cent’.
Tutje, në komente, sërish me replikë, Nushi ka publikuar një postim të ministrit Peci të vitit 2022, me ç’rast ka bërë një krahasim me atë të vitit 2023.
Këtë koment, ministri Peci, e ka konsideruar si pretendim të Nushit, e që po ashtu tha se ka humbur kohë gjatë këtyre replikave.
Nushi madje i drejtorhet ministrit: Luja minister luja, pe shtin veten ne kategori me Zotin a?
Ndërsa përgjigja e ministrit ndër të tjerash ishte: Tung e bofsh, unë jam në terren. Folni ju prej flladit.