
27 studentë e kanë denoncuar profesorin e rregulltë të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqin për ngacmim seksual.
Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, në Këshill të Etikës, ndërsa menjëherë pas denoncimit Mjekësia ka ndërprerë bashkëpunimin me Krasniqin, por jo edhe Universiteti i Prishtinës.
Sot, Këshilli i Etikës e ka mbajtur seancën e pestë ku ka dëshmuar për herë të dytë profesori në Fakultetin e Edukimit, Xhevat Krasniqi.
Krasniqin ka mohuar akuzat e studenteve për ngacmim seksual. “Gjëra të tilla nuk bëhen nga ana ime”, ka thënë ai.
Ndaj anëtarëve të Këshillit të Etikës ka reaguar Leonida Molliqaj.
Ajo ka kërkuar shkarkimin e këtij këshilli duke theksuar faktin se “janë krejt burra”.
“A e dini se anëtarët e Këshillit të Etikës në Universitetin e Prishtinës janë krejt burra?!
Kjo besoj që nuk është fare rastësi. Katër burra po trajtojnë njëanshëm rastin e denocimit për ngacmim seksual të profesorit Xhevat Krasniqi nga 27 studente. Po arsyetojnë profesorin e nuk po u besojnë vajzave. Ky këshill duhet me u shkarku, ska tjetër rrugë”, ka shkruar ajo në Facebook.