Babai i futbollistit 17-vjeçar spanjoll Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, raportohet se është goditur disa herë me thikë.
Sipas gazetës spanjolle “La Vanguardia”, 36-vjeçari, u sulmua në një parking makinash në qytetin spanjoll Mataro, 30 kilometra larg Barcelonës, ku Yamal u rrit.
Gjendja e tij shëndetësore thuhet të jetë e rëndë, raporton gazeta spanjolle, duke cituar burime zyrtare në kushte anonimiteti. Ka pasur edhe arrestime, por pa dhënë shumë detaje. Sipas dëshmitarëve, babai i Yamalit ishte rrethuar nga një grup burrash ndërsa ai ecte me qenin e tij. Pas një debati të ashpër, ai u godit me thikë.
Nasraoui muajin e kaluar pa djalin e tij duke shkëlqyer në Kampionatin Evropian, me fanellën e Spanjës. E fitoi titullin e Evropës.