×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Po i ngacmon grimeret, po të kallëzojnë që janë të martuara dhe ti po vazhdon’ – Xheneta ia thotë në sy Burimit pse doli i papëlqyer nga publiku

    Insajderi
    26 November 2024 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e dy banorëve të papëlqyer në prime-n e kaluar, doli edhe Burimi, i cili fillimisht u mirëprit nga publiku dhe e preku atë me historinë e jetës së tij.

    Ndërkohë që ata sot po qëndronin në oborrin e shtëpisë, Xheneta e më pas edhe Drenusha filluan t’i rendisin atij arsyet që e çuan në grupin e banorëve të papëlqyer.

    Pjesë nga biseda:

    Xheneta: “Ty më së shumti të ka nxjerrë i papëlqyer fakti që kur vijnë grimeret ose dikush po të ngacmon shumë, ekstremisht shumë, Burim.”

    Burimi: “Nëse ato e pranojnë, unë s’kam çka të bëj, jam një njeri, vetë qashtu”, ia ktheu Burimi.

    Xheneta: “S’kanë çka me pranu, sepse unë kam qenë aty dy-tre herë dhe njerëzit kanë thënë që jemi të lidhur dhe se unë jam kunata e saj. Ti ke shkuar dhe ke ngacmuar, kjo është e tepërt. Bën një herë shaka, por jo çdo herë që vjen një femër”, tha Xheneta.

    Xheneta gjithashtu shtoi: “Plus, shprehjet që ke përdorur për marrëdhëniet seksuale, unë s’mund të rri një javë gjithë ditën – nuk bëj ashtu”.

    Burimi: “Unë jam një njeri realist, e kam treguar”.

    Drenusha: “Nuk ka të bëjë me realitetin, nuk është mirë të ngacmosh gratë e huaja.”

    Burimi: “Nuk është puna te gratë, sepse ato vetë, kur po shkoj, po mundohen…”

    Drenusha: “Po, por nëse ato ta japin dorën dhe të qafën, nuk e ke lirinë të flasësh si të duash – sepse ato mund të flasin edhe me këtë mashkull, edhe me atë.”

    Burimi: “Po, normal, po unë jam vetë një njeri që ngacmoj, shkoj vetë dhe ngacmoj, por nuk është çështje që nuk është mirë. Kur ato kanë shqetësime, mund të thonë diçka.”

    Xheneta gjithashtu përmendi disa raste brenda shtëpisë, ku sipas saj, Burimi i ka keqpërdorur vajzat. Ajo përmendi një rast kur ai ka tentuar ta puthë Lelën.

    Burimi ia ktheu se nuk kishte qenë ashtu, sepse nëse do të kishte ndodhur, do të ishte publikuar në prime.

    Pas kësaj, Drenusha foli dhe hodhi dyshime se produksioni mund të mos po i publikonte pamjet, andaj ai po vepronte siç po vepronte./Insajderi

    @bb3vipks BRAVO E MADHE PËR GJENETEN! 👏 #bigbrothervipkosova #BBVK3 #KlanKosova #artmotion ♬ Originalton – BB3

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark