Një ditë më parë, ambasadori amerikan, Jefrrey Hovenier tha se hapja e Urës së Ibrit në këtë kohë, mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë. Për këtë sot është pyetur Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shkruan Insajderi.
Ministria ka thënë se e marrin seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë.
Madje sipas tij, ushtarët amerikanë janë më të dashur për KFOR-in.
“Ata janë ushtarët më të dashur të KFOR-it te qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne po i vazhdojmë koordinimet dhe konsultimet tona me partnerët tanë, përfshirë edhe KFOR-in me qëllim që gjithçka të shkojë mirë dhe mos të ketë asnjë incident, e lëre më më shumë”, tha ministri në konferencën për media para gazetarëve.
Ministri i MAPL-së kërkoi nga Bashkimi Evropian t’i tregojë Kosovës se përse ka ndryshuar qëndrim lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.