×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po kadale se kjo gjë ka qenë reciproke…” – Osmani i rikujton militantëve të LVV që veç vet mori 250 mijë vota

    Insajderi
    09 September 2024 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Se ka acarim raportesh mes presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti u konfirmua edhe mbrëmë nga deklaratat e saj. Osmani ka thënë se nuk qëndron shprehja se “ty të ka përkrahë Vetëvendosja”, teksa po fliste për listën e përbashkët me Kurtin në zgjedhjet e kaluara.

    Ajo theksoi se kur pati kandiduar vetëm mori 200-225 mijë vota, e kur i bashkuan forcat me Kurtin u bën 440 mijë vota, shkruan Insajderi.

    Sipas saj ata përkrahën njëri-tjetrin.

    “Kandidimi nuk ka qenë i Vetëvendosjes herën e kalume, ka qenë i përbashkët dorën në zemër. Sepse kur patëm kandidu ndamas unë i pata marrë diku 200-225 mijë vota e kur u bashkum i bënëm 440 mijë. Ajo çka po them unë është që ka qenë forcë e përbashkët, rezultat i përbashkët, rrjedhimisht ne kemi qenë në krye të fushatës, kandidat për kryeministër dhe kandidat për president. Pra e kemi përkrahur njëri- tjetrin, se kur kjo po përkthehet ‘jo ty të ka përkrah vetëvendosja’, po kadale se kjo gjë ka qenë reciproke, i kemi bashkuar forcat dhe kemi arritur një rezultat të mirë”, tha Osmani në Kallxo Pernime.

    E para e shtetit, tha se nuk ka vendosur ende nëse do të kandidojë sërish si presidente.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark