Një qytetar me inicialet B.K ka denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës një shqetësim që i është bërë nga një Toger i policisë së Kosovës, shkruan Insajderi.
Atij i është shpërndarë një video personale duke i zbuluar identiteti dhe targat e veturës në mënyrë që policia e trafikut rrugor ta ndaloj momentin që e hasin me veturë.
B.K ka rrëfyer për Insajderin se togeri me inicialet E.B, për inate personale, ka keqpërdorur një video të tij. Sipas tij video ka qenë personale që lidhet me një hajgare që ankuesi ka bërë me policët.
Ankuesi pretendon se togeri E.B e ka shpërndarë videon e tij nëpër grupet të Viberit ku janë policët dhe ka kërkuar nga ta që ta ndalojnë qytetarin duke e maltertuar e gjobitur.
“E ka marrë videon dhe për inate personale e ka keqpërdor duke ma qit mu kinse unë kom bo hajgare me policët. Videon e ka postu në rrjetin social Viber ku zyrtarët policorë komunikojnë ndërmjet vete. Kam pranu disa telefonata nga zyrtarët policorë që e kanë pa videon me fytyrën tem. Togeri E.B ka kërku nga zyrtarët policorë me më dënu e malteretu kudo që me ndalin”, ka deklaruar qytetari në ankesën e dërguar në IPK të cilën e ka parë Gazeta Insajderi
Qytetari në fjalë thotë se ka pasur presion psiqik pasi ka pranuar telefonata të shumta nga policët lidhur me videon që i është keqpërdorur.
B.K ka adresuar ankesë edhe tek Inspektorati Policor i Kosovës të cilët kanë nisur hetimet për rastin.
/Insajderi.org/