Një vajzë e vogël që kërkonte lëmoshë rrugëve të një qyteti në Bosnje, ka pësuar lëndime të lehta trupore kur një veturë e goditi.
Nga qendra operative e ministrisë së Punëve të Brendshme të Bosnjës, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në Visoko, ku vajza që u godit nga vetura është dërguar me urgjencë në spital, nga ku është konstatuar se ka pësuar lëndime të lehta trupore, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet vajza duke kërkuar lëmoshë rrugëve të Visokot, dhe në një moment vrapon para një veture që vinte nga kahja e kundërt dhe e godet me pasqyrë duke e rrëzuar vogëlushen në asfalt.
Me këtë rast, shoferi menjëherë ndali mjetin dhe nga ai dolën disa vajza, që vrapuan për ta ngritur vajzën që e dërguan me urgjencë në spitalin më të afërt.