
Konservatori Karol Nawrocki ka fituar zgjedhjet presidenciale të fundjavës në Poloni, pas numërimit përfundimtar të votave.
Nawrocki fitoi 50.89% të votave në një garë të ngushtë kundër kryetarit liberal të Varshavës, Rafał Trzaskowski, i cili mori 49.11%.
Rezultati tregon se Polonia mund të pritet të ndjekë një rrugë më nacionaliste nën presidentin e saj të ri, i cili u mbështet nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Një sondazh i parë fillimisht tregoi Trzaskowski me një epërsi të lehtë ndaj historianit konservator Nawrocki, por dy orë më vonë një “sondazh i vonë” i azhurnuar tregoi se Nawrocki fitoi 50.7%, më shumë se Trzaskowski me 49.3%.
Pjesëmarrja ishte 72.8% – më e lartë se 67.3% e raportuar në raundin e parë më 18 maj. Votimi filloi në orën 7 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 9 të mbrëmjes, të dielën.
Balatazhi erdhi pas një raundi të parë votimi të kontestuar fort më 18 maj, në të cilin Trzaskowski fitoi pak mbi 31% dhe Nawrocki gati 30%.