"Po krenohesh me 50 metra rrugë, katër vjet pa asnjë projekt madhor në Suharekë", Berisha akuzon Muharremajn - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po krenohesh me 50 metra rrugë, katër vjet pa asnjë projekt madhor në Suharekë”, Berisha akuzon Muharremajn

    Insajderi
    01 October 2025 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatët për kryetar të Komunës së Suharekës kanë vazhduar përballjet në kuadër të zgjedhjeve lokale 2025.

    Dardan Berisha, kandidati i PDK-së, ka akuzuar kryetarin aktual, Bali Muharremaj, se gjatë mandatit të tij nuk ka realizuar investime në infrastrukturë.

    Nga ana tjetër, Muharremaj ka theksuar se komuna ka përfituar grante si njëra ndër komunat më të mira për performancë.

    “Kemi marrë grante milion euro si komuna me performancë më të mirë”, tha Muharremaj.

    Berisha iu kundërpërgjigj duke thënë se grantet i kanë marrë të gjitha komunat, ndërsa Suhareka ka qenë ndër të fundit.

    “Krejt komunat kanë marrë, Gapi t’ka qitë të fundit, kjo i bjen që ti s’ke investu në infrastrukturë asnjë projekt për këto katër vjetë, përveç 2017 që ka qenë sheshi, nuk maj mend naj projekt madhor në Suharekë”, tha Berisha.

    Në vijim, Muharremaj përmendi rrugën “Skënderbeu” si një nga projektet e realizuara gjatë qeverisjes së tij.

    “E rruga Skenderbeu me çka është bo, kush e ka bo”, tha Muharremaj.

    Ndërsa Berisha theksoi se edhe buxheti për atë projekt ishte ndarë gjatë kohës së tij.

    “Po ato i kom nda unë, komplet buxheti t’ka shku në qat rrugë po krenohesh me qatë rrugë, katër vjetë tri projekte po i përmend”, vazhdoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark