Tottenham Hotspur e ka bindur top-sulmuesin e Premierligës, Solanken për ta transferuar në radhët e veta. Blerja e Solankes nga Bournemouth do t’i kushtoi plot 70 milionë euro.
Sulmuesi anglez , i cili ka kontratë deri në vitin 2029 është i emocionuar për marrëveshjen e arritur mes dy skuadrave.
Solanke shënoi 19 gola për Bournemouth në Premierligë sezonin e kaluar duke qenë njëri nga golashënuesit më të mirë në ligë.