Kompanitë kosovare të agjencive turistike, të cilat udhëtojnë Kosovë-Shqipëri, dhe anasjelltas janë duke u përballur me telashe gjatë rrugës. Një pronar i një kompanie ka thënë për Insajderin se po iu kërkohen dokumente të shumta pa asnjë arsye dhe po dënohen me shuma marramendëse nga Task Forca e Transportit Rrugor në Shqipëri. E siç pretendon ai kjo si duket po u ndodh vetëm agjencive kosovare.
Gazeta Insajderi
Një pronar i një kompanie të autobusave të Kosovës, në mënyrë anonimiteti në Redaksinë e Insajderit ka deklaruar se gjatë udhëtimit për në Shqipëri me pushues nga Kosova, po ndalohen nga Task Forca duke iu kërkuar dokumente nga më të ndryshmet.
“Të lypin krejt dokumentat çka ekzistojnë, nëse je në rregull me dokumenta, nuk din qysh me të gjobit, të thotë a ki dokumenta që e ke bo kontratën me hotelin ku ki me i derguar pushuesit. As vet se dim se çka lypin. Tjetër të lypin librën e udhëtareve, kartonin e zjarrëfiksave, diskun e toporafit, çertifikatën e mjekut, renin e udhëtimit, çertifikatën e autobusit, numrin e biznesit, baranzhimin e topografit. Në fund të thotë pse e ke qitë tabelën Prishtinë-Durrës”, tha pronari i agjencisë turistike(i njohur për redaksinë).
Tutje ai tregoi se dënimet që po iu shqiptohen nga kjo njësi, po janë marramendëse.
“Janë dënime marramendëse deri në 1000 euro, nër 500 euro nuk ka. Ta merr patentën ta qon në komisijarjat, mbas një jave të thotë shkon e merr. Nuk e di sa kanë të drejtë kështu”.
Ai shtoi për Insajderin se po planifikojnë të organizohen dhe ta marrin vendim edhe me kompanitë tjera të agjensive, që kur ta ndalin një autobus, të ndalen të gjithë, si shenjë proteste ndaj këtyre kontrollave.
Ndërsa siç pretendon ai, kjo si duket po u ndodh vetëm agjencive kosovare.
“Vetëm na çka jemi të Kosovës, as nuk ndalin të Bosnjës, as Bullgari as të Serbisë, na s’kena pa asnjëherë, krejt firmave çka po i pyse s’shohin kompani të vendeve tjera, veç të Kosovës”.
Insajderi.org