“Po mbronte shtëpinë e tij”, reagon ortaku i serbit që u arrestua sot në veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Po mbronte shtëpinë e tij”, reagon ortaku i serbit që u arrestua sot në veri

    Insajderi
    13 June 2023 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Srdjan Radulovic, bashkëpronar i klubit të kick-box-it “Kosovka Mitrovica”, ka reaguar pas arrestimit të ortakut të tij, Milun Milenkovic apo “Lune”, i cili është pjesë e Mbrojtjes Civile serbe.

    Radulovic me anë të një postimi në ‘Facebook’, e ka portretizuar mikun e tij si të pafajshëm, ndonëse i njëjti dyshohet për sulm ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it në veprimet e dhunshme të 29 majit në veri, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sot në Mitrovicë të Kosovës është arrestuar miku dhe kolegu ynë Milun Milenkoviq, i cili ndoshta është fajtor për mbrojtjen e shtëpisë dhe familjes së tij. Padrejtësia nuk mbaron kurrë…”, ka shkruar ai, i cili më pas e ka fshirë postimin.

    “Lune” është dërguar në stacionin e Policisë së Kosovës në Prishtinë pas arrestimit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark