Po mbytej, kamerieri shqiptar i shpëton jetën klientes në restorant - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Po mbytej, kamerieri shqiptar i shpëton jetën klientes në restorant

    Insajderi
    21 June 2022 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kamerier shqiptar u vlerësua si hero nga mediat malteze pas raportimit se ndërhyrja e tij i shpëtoi jetën një klienteje në lokalin ku punonte.

    TV Malta raportoi se Endri Demaj ishte duke punuar në zonën “Ghar Lapsi” në Pieta, kur e njoftuan se një kliente, Patricia Neto, po mbytej me ushqimin që po konsumonte në lokal. Endri nxitoi të ndihmonte të moshuarën dhe arriti ta shpëtonte nga mbytja.

    Endri Demaj. Foto: TVM

    Gruaja tha më pas se pandehu që do të vdiste pasi nuk po merrte dot frymë, por fatmirësisht shpëtoi. Vajza e saj, Carole Khosla, falënderoi Endrin përmes një postimi në Facebook. “I shpëtove jetën nënës sime dhe të jam mirënjohëse”, tha ajo. Edhe në rrjetet sociale veprimi i Endrit u përgëzua nga përdorues të shumtë./A2CNN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark