“Po mendojnë që Mefi e gjunjëzon BE-në, duke e quajtur “Vorrell” Borrellin” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Po mendojnë që Mefi e gjunjëzon BE-në, duke e quajtur “Vorrell” Borrellin”

    Insajderi
    22 November 2022 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari i njohur kosovar, Parim Olluri e ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e procesit të dialogut me Serbinë.

    Olluri tha se Qeveria Kurti ‘zbuloi’ kombësinë e Borellit dhe Lajçakut vetëm pas përplasjes me ta.

    “Qeveria Kurti me zbulu që Borrelli është spanjoll e Lajcaku sllovak. Tek tash e zbuluan kombësinë e tyre. Pse Borrelli në asnjë moment nuk ishte kaq i anshëm, e pse ishte kaq i anshëm pas takimit Kurti-Vuçiq?”, ka pyetur Olluri në Pressing të T7.

    I njëjti gjithashtu ka kritikuar deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci për deklaratat tallëse për Borrellin.

    “Ia lëshojnë Mefin në qafë për me qujtë Borrellin “Vorrell”. Po mendojnë që Mefi e gjunjëzon BE-në”, ka thënë ai.

    Sipas Ollurit, kryeministri nuk po humbë kohë për dinjitetin e Kosovës, por për dinjitetin e tij.

    “Kurti nuk është duke humbur kohë me ia rujtë dinjitetin Kosovës, por është duke bërë përpjekje të mëdha për ta ruajtur dinjitetin e tij, për shkak të Zajednicës. Gjatë rrugës Kurti nuk diti me i bindë ndërkombëtarët. Ai mendoi që vet e shtyn agjendën e zhbërjes së Zajednicës, bëri llogari të gabuara”, tha Olluri. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark