“Po na pengohet puna dhe fjala e lirë”, Deputetët mbajnë fjalime pas mbylljes së seancës nga Dehari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po na pengohet puna dhe fjala e lirë”, Deputetët mbajnë fjalime pas mbylljes së seancës nga Dehari

    Insajderi
    03 July 2025 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e opozitës kanë dal tek foltorja e Kuvendit të Kosovës për të mbajtur fjalime rreth situatës së krijuar në Kuvend, por fjalimi i tyre nuk është regjistruar pasi që nuk e kishin mikrofonin e ndezur, shkruan Insajderi.

    Fjalimet i mbajtën pa praninë e kryesuesit të Kuvendit, Avni Deharit i cili e mbylli seancën.

    Prezent nuk ishin as deputetët e Vetëvendosjes.

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se do t’i drejtohen përsëri Gjykatës Kushtetuese.

    “Neve po na pengohet puna dhe fjala e lirë”, ka deklaruar Bajrami.

    Përveç Bajramit në sallën e Kuvendit po qëndron edhe bashkëkryesuesja e seancës, Sala Jashari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark