Shefja e diplomacisë të BE-së, Federica Mogherini dhe ekipi i saj janë duke vëzhguar nga afër zhvillimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës në ditët e fundit, në theks të veçantë ngjarjen e së shtunës, theksohej në komunikatën e zyrës së kreut të diplomacisë të BE-së.
“BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët për ngjarjet e së shtunës. Përfaqësuesi i Lartë ka folur tashmë me kryeministrin Vuçiq”, ka thënë për Tanjug zëdhënësja Maja Kocijançiq.
Kocijançiq në një deklaratë me shkrim, ka thënë tha se BE-ja i bën thirrje të dyja palëve për të treguar përmbajtje dhe maturi si dhe t’i kthehen çështjes së dialogut.
“Dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me interes të përbashkët”, ka thënë Maja Kocijançiq.