Vinicius Junior pati një debat të ashpër me gjyqtarin Martinez Munuera pas barazimit 3-3 ndaj Rayo Vallecanos në udhëtim.
Vendimi i gjyqtarit spanjoll për të mos akorduar dy penallti në favor të Real Madridit bëri që tifozët e tyre të reagojnë me zemërim në rrjetet sociale.
Tashmë pak ditë pas përfundimit të ndeshjes, kamerat e DAZN kanë publikuar pamje nga momenti kur gjyqtari bisedoi me Viniciusin rreth këtij rasti të diskutueshëm.
Escándalo mayúsculo.
— Alexis Rodríguez (@Alexis_RH_) December 15, 2024
Martínez Munuera le dice a Vinicius que puede ser que se haya equivocado.
Premeditación en Vallecas.
A pesar de competir con otras reglas, el Real Madrid está a tan solo un punto del Barça y con un partido menos. pic.twitter.com/JfGsNvMBUR
Nga ato pamje mund të vërehet se Munuera ka pranuar ndaj brazilianit se ka bërë një gabim për faktin se nuk e ndali atë rast si penallti.
“Më dëgjoni mua, unë mund të kem bërë një gabim”, ishin fjalët e Munueras në drejtim të sulmuesit brazilian.
Vinicius më pas iu afrua gjyqtarit me zemërim dhe ky i fundit në përpjekje për ta qetësuar i bëri me dije se mund të ketë gabuar me vendimin e marrë.
“Në rregull, nëse jam gabim, mos eja tek unë kështu, mos eja kështu”, vazhdoi Munuera.
Me të përfunduar kjo sfidë, drejtuesit e Real Madridit u raportua se kanë ngritur një ankesë në drejtim të Komitetit të Gjyqtarëve pasi sipas tyre ka ‘manipulim’ në ndarje të drejtësisë.