×
  • Lajme
  • Lajme

    Po patrullonte për gjetjen e kanabisit, si u gjet në kanal i vrarë efektivi i policisë në Lezhë

    Insajderi
    28 September 2021 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë janë dëgjuar pak minuta më parë në Ishull Lezhë, ku ka ndërruar jetë oficeri i Krimeve.

    Viktima Sajmir Hoxha ishte nga Puka dhe prej vitesh ishte punonjës policie në Lezhë dhe Shëngjin.

    Sipas mediave shqitare oficeri është vrarë gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, oficeri i Krimeve në Policinë e Lezhës.

    Mësohet se 44-vjeçari, Sajmir Hoxha, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

    Ngjarja ka ndodhur në Ishull Lezhë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit, si dhe kanë shoqëruar disa persona për vrasjen. Polici i vrarë dyshohet se kishte informacione se brenda lagunës Kune-Vain, kultivohet drogë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark