Një dokument i pranuar si provë materiale për të cilën po pyetet ish-komandanti i UÇK’së, Nuredin Ibishi si dëshmitari i 97-të në Gjykatën Speciale nga Prokuroria e Specializuar, është identifikuar si i autoriteteve serbe.
Ibishi në dëshminë e tij ka thënë se ajo është sekuestruar më herët e tash është deponuar si provë pranë Speciales, shkruan Insajderi.
“Në fillim, ne e kemi diskutu edhe ditën kur patëm këto përgatitje e lëxime të deklaratave që ishte edhe të dhënat në gjuhën serbe edhe në cirilikë, që tregon se këto dokumente janë gjetur apo konfiskuar edhe tash po përdoren si dëshmi nga pala serbe”, ka deklaruar Ibishi.
Në të përmenden datat e kyçjes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ibishi pos tjerash ka folur edhe për programin e krijuar nga ai dhe Kadri Kastrati për zonat operative. Përveç programit bazik, ai ka përmendur edhe programet e specializuara dhe ka treguar funksionet e njësitit special në kuadër të UÇK’së.
“Ishin më mobile, më lëvizëse në krahasim me njësitë defanzive. Në rast të një nevoje përmanente për ndërhyrje, qoftë në front në krahë apo në prapavijë të forcave, ka qenë detyrë e njësive speciale mobile të ndërhyjë“, ka deklaruar ai. /Insajderi.org/