Po përformojnë mirë tek Barcelona, Man City do të tentojë t'i transferojë dy yjet e blaugranasve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Po përformojnë mirë tek Barcelona, Man City do të tentojë t’i transferojë dy yjet e blaugranasve

    Insajderi
    13 February 2025 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester City thuhet se po planifikon të bëjë një lëvizje për sulmuesin anësor Raphinha dhe qendërmbrojtësin Pau Cubarsi këtë verë.

    Dyshja e Barcelonës janë bërë pjesë integrale të skuadrës së Hansi Flick dhe nuk është çudi që ata kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Premier Ligës.

    Megjithatë, thuhet se nuk ka gjasa që Barcelona të ketë ndonjë ofertë të pranueshme për dyshen e lojtarëve.

    Cubarsi është në prag të nënshkrimit të një kontrate të re që do ta mbajë atë në Camp Nou deri në vitin 2030, ndërsa Raphinha do të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2029.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark