Analistet, Berat Buzhala e Artan Behrami janë tallur me deklaratën e Albin Kurtit nga takimi me kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg.
Në këtë takim Kurti i ka thënë kancelarit austriak se Po përjetojmë rritje të pashembullt ekonomike
Artan Behrami ka ironizuar duke thënë se pas deklaratës së Kurtit mijëra austriakë vërshojnë Ambasadën e Kosovës në Vjenë për viza pune në Kosovë.
“Pasi Albin Kurti i tregoi kancelarit austriak për rritjen ekstreme të ekonomisë së Kosovës, qindra mijëra austriakë vërshojnë Ambasadën e Kosovës në Vjenë për viza pune në Kosovë 🤣🤣”
Po ashtu edhe analisti Berat Buzhala shkruan:
Ka mujte me thane, po perjetojme rritje te frikshme ekonomike, ose rritje te tmerrshme ekonomike.
Ky jeton ne nje Univers paralel, vec vjen kohe pas kohe ne Kosove.