“Po presim largimin e tij” – presidenti i Lille nuk llogarit te Zhegrova - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Po presim largimin e tij” – presidenti i Lille nuk llogarit te Zhegrova

    Insajderi
    04 July 2025 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Lille, Olivier Letang, ka konfirmuar se klubi do të kërkojë të shesë Edon Zhegrovën gjatë afatit kalimtar veror, për të mos e humbur falas kur t’i skadojë kontrata vitin e ardhshëm.

    Zhegrova ka shprehur dëshirën për largim, ndërsa interesimi më i madh për të vjen nga Italia, ku Atalanta shihet si një nga pretendentët. Napoli ka tentuar më herët, por pa sukses.

    Analiza e SciSports e rendit Newcastle si klubin më të përshtatshëm për 26-vjeçarin, me përputhshmëri 83%, duke e parë si alternativë më të lirë krahasuar me objektivat e tjerë të klubit anglez.

    Zhegrova, i cili humbi gjysmën e dytë të sezonit për shkak të dëmtimit, regjistroi 8 gola dhe 2 asiste në 21 ndeshje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark