“Po presin vendimin e Beogradit” – Rada Trajkoviq lejohet të hyjë në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po presin vendimin e Beogradit” – Rada Trajkoviq lejohet të hyjë në Kosovë

    Insajderi
    15 December 2022 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, thotë për Danas se policia serbe në vendkalimin administrativ në Merdare, pas disa orësh ndalim dhe kontroll të plotë, e ka lejuar të hyjë në Kosovë.

    Siç thotë ajo, tani është rrugës për një takim me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

    Kujtojmë se si arsye pse nuk është lejuar të hyjë në Kosovë, asaj i është thënë se janë në pritje të vendimit të Beogradit dhe se ajo është “nën një lloj ndalimi”.

    “Dokumentat i kam dorëzuar rregullisht dhe më kanë përjashtuar nga qarkullimi, kemi pritur rreth 10 minuta dhe më pas shkova të pyes për çfarë bëhej fjalë, duke pasur parasysh që makinat kalonin fare lirshëm pas meje… Ata thanë se po presin vendimin e Beogradit, se jam nën një lloj ndalimi apo trajtimi të veçantë, por nuk po dalin e më japin dokumente”, tha Trajkoviq për Danas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark