Po pushon lufta, kështu festuan palestinezët lajmin për armëpushim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Po pushon lufta, kështu festuan palestinezët lajmin për armëpushim

    Insajderi
    09 October 2025 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lot gëzimi, brohorima e duartrokitje të mëdha u dëgjuan gjithandej Gazës, pas lajmit të jashtëzakonshëm për armëpushim.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se është arritur dakordimi mes izraelit dhe Hamasit për të nënshkruar planin për fazën e parë të përfundimit të luftës.

    Ky lajm ka bërë që palestinezëve t’u ringjallen shpresat për jetë, pas dy vjetësh të shoqëruara me tortura, përndjekje, dëbim, vrasje dhe uri të plotë.

    Disa dolën në rrugë duke bërtitur e duke kënduar, të tjerë u siguruan që lajmin t’ua përcjellin të afërmeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark