×
  • Sport
  • Euro 2024

    “Po qaj”, vajza e Silvinjos me dedikim për kombëtaren e Shqipërisë pas humbjes

    Insajderi
    25 June 2024 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përkundër faktit që Shqipëria nuk arriti të kalojë fazën e grupeve në Kampionatin Evropian, kombëtarja ka bërë një paraqitje për t’u mbajtur mend.

    E emocionuar me paraqitjen e kombëtares së Shqipërisë u shpreh edhe vajza e trajnerit Silvinjo, Taty Mendes, e cila publikoi foto dhe video nga tribunat e stadiumit të ndeshjes së djeshme.

    Në njërin prej imzheve, vajza e Silvinjos kishte pozuar me plisin e bardhë, plisi simbol i shqiptarëve.

    Foto: Taty Mendes / Instagram

    Ndërkaq në imazhin tjetër pas përfundimit të ndeshjes, ajo shkroi: “Po qaj, por jam mirënjohëse”.

    Por, ajo nuk u ndalë me kaq. Në profilin e saj, ajo ndau edhe një video të tifozëve kuq e zi dhe të lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë që përshëndesnin audiencën.

    Foto: Taty Mendes / Instagram

    Shqipëria fatkeqësisht nuk arriti të kalojë fazën e grupeve, pas humbjes që pësoi nga Spanja në ndeshjen e mbrëmshme. Një barazim ndoshta do t’i jepte kombëtares një mundësi të vogël për kualifikim. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark