PAMJE/ Po qëndronin para Gjykatës në Ferizaj, shoqërohen dy persona në polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PAMJE/ Po qëndronin para Gjykatës në Ferizaj, shoqërohen dy persona në polici

    Insajderi
    22 April 2025 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjashtë të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika janë dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

    Teksa atje, dy persona që po qëndronin para Gjykatës në Ferizaj janë shoqëruar në stacion policor. Këtë e konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

    “Dy persona i kanë shoqëruar për verifikim se s’kanë pasë dokumente me vete”, tha ai.

    Insajderi ka siguruar pamje nga momenti:

    Nuk dihet nëse të njëjtit po qëndronin për seancën që po mbahet.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë kërkesë zyrtare për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, ngjarje që ndodhi më 1 prill në Kaçanik

    Të dyshuarit janë: Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka ndaj të cilëve pritet të nis seanca në orën 13:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark