Po quhet “vjedhja e sezonit”- Tifozët e futbollit po e gjykojnë si penall klasik Benficës këtë para se të shënonte Raphinha – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Po quhet “vjedhja e sezonit”- Tifozët e futbollit po e gjykojnë si penall klasik Benficës këtë para se të shënonte Raphinha

    Insajderi
    22 January 2025 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë pamjet se si Benfica u dëmtua përballë Barcelonës në rrethin e shtatë në Ligën e Kampionëve.

    Skuadra portugeze ishte duke fituar 4-2 kur kishin mbetur edhe 13 minuta lojë nga koha e rregullt.

    Por, Barcelonës iu dha një penallti e dytë në ndeshje, ndërsa Robert Lewandowski sërish ia doli të shënonte.

    Rezultatin në 3-3 e barazoi Eric Garcia, që realizoi me kokë, përpara se Raphinha ta shënonte golin e fitores 5-4.

    Por, tani janë publikuar pamjet se para golit triumfues të brazilianit do të duhej të kishte penallti për Benfican.

    Ronald Araujo ia doli të rrëzonte në zonë një lojtar të Benficas në duelin në ajër, ndërsa Leandro Barreiro më pas mbeti i shtrirë në tokë nga një ndërhyrje brutale e Wojciech Szczesnyt.

    Oor, gjyqtari,Danny Makkelie sinjalizoi se nuk kishte të bënte me penallti, ndërsa në kundërsulm Raphinha ia doli të shënonte.

    Kështu, në rrjetet sociale kjo skenë është duke u konsideruar si “vjedhja e sezonit” në Ligën e Kampionëve, pasi Benfica e humbi duelin. /telegrafi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark