
Në kohën kur Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bisnik Bislimi po replikonte në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës filluan ta pengojnë fjalimin e tij duke i rënë tavolinës me dorë, përcjell Gazeta Insajderi.
Ky gjest i deputetëve të opozitës erdhi pasi Bislimi iu tha deputetëve po rreni.
“U mbytem tu ju thanë po rreni, edhe prapë po dilni po rreni”, ishte deklarata e Bislimit drejt deputetëve.
Pas zhurmës së krijuar ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili u bëri thirrje deputetëve që ta respektojnë njëri-tjetrin.
“Ju lutem respektojeni njëri-tjetrin kur flisni edhe leni kolegët me fol”, tha Konjufca.
Më pas kanë marrë fjalën përfaqësues të opozitës, të cilët e kanë kritikuar zv.kryeministrin për gjuhen ndaj deputetëve dhe e kanë akuzuar vetë atë për mashtrim.
Edhe kryeparlamentari Konjufca ka thënë se shprehja e Bislimit drejtuar deputetëve nuk është e përshtatshme për parlament dhe ka kërkuar që të respektohen mes vete pjesëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetët.