Euro 2024 ka dhuruar një skenë për një numër të madh lojtarësh që të shfaqin talentin e tyre dhe shumë prej tyre tashmë kanë kapur syrin e ekipeve të mëdha evropiane.
Është gjithmonë një rrezik që të nënshkruash me një lojtar pas paraqitjeve të tij të mira në një garë të madhe si kjo e Euro 2024, por është gjithashtu një bast për të ardhmen.
Një numër i emrave pak të njohur në botën e futbollit dhe disa që paraprakisht ishin deri diku të njohur, kanë marrë vëmendjen me paraqitjet e tyre të mira në Gjermani.
Kjo do të thotë se ata me shumë siguri i kanë fituar vetes një lëvizje të madhe në karrierën e tyre dhe me gjasë do të shiten për shuma të mëdha parash.
Për disa transferimi diku tjetër ishte ishte i pashmangshëm pasi po hynin në Euro 2024 me një formë të lartë, ndërsa disa të tjerë i kanë bërë emër vetes dhe kjo do t’iu shërbejë që potencialisht t’i realizojnë ëndrrat për të luajtur në një klub të madh.
10 lojtarët që pritet të transferohen në një ekip më të madh pas përfundimit të Euro 2024:
1.Nico Williams (Spanjë)
2.Riccardo Calafiori (Itali)
3.Marc Guehi (Angli)
4.Ferdi Kadioglu (Turqi)
5.Maximilian Mittelstadt (Gjermani)
6.Giorgi Mamardashvili (Gjeorgji)
7.Georges Mikautadze (Gjeorgji)
8.Dan Ndoye (Zvicër)
9. Khvicha Kvaratskhelia (Gjeorgji)
10. Nicolas Seiwald (Austri)
Interi planifikon goditjen e radhës me transferimin e top yllit të Bayernit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Southgate vlerëson ndeshjen ndaj Zvicrës si më të mirën deri më tani të Anglisë
Sydney Sweeney ndan ‘selfie’ në pasqyrë, rrëmben vëmendje me dukjen joshëse
Dy lojtarët e Chelseat që mund të përfshihen në marrëveshje për transferimin e Osimhen