Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se tetë sportistët kosovarë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në “Rio 2016” janë heronj.
“Sportistët tanë, tani po shkruajnë historinë e re të Kosovës”, ka shkruar Abrashi pak orë përpara hapjes zyrtare të Lojërave olimpike.
Abrashi, shkrimit të tij i ka bashkangjitur edhe fotografinë e tij me kapitenen e olimpistëve kosovarë, Majlinda Kelmendin. /Insajderi.com