“Po shoqërohet me një bjonde…”/Roza Lati reagon pas zërave për ndarje nga i dashuri - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Po shoqërohet me një bjonde…”/Roza Lati reagon pas zërave për ndarje nga i dashuri

    Insajderi
    14 August 2025 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Roza Lati, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, ka reaguar publikisht për të mohuar thashethemet se i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj, Xhonatan Islamin.

    Prej disa muajsh, dyshja janë në një marrëdhënie dhe lajmet për një ndarje të mundshme nisën të qarkullojnë së fundmi. Përmes një postimi në rrjete sociale, Roza u shpreh: “Po normal që do shkruajnë portalet që jam ndarë nga i dashuri, se ai djalë po shoqërohet me një bionde vërdallë”.

    Me këtë reagim, Roza jo vetëm hodhi poshtë zërat për ndarje, por edhe shprehu pakënaqësinë ndaj mënyrës si disa media përhapin lajme pa konfirmim. Moderatorja, për momentin, po vazhdon të shijojë kohën me Xhonatanin, duke treguar se lidhja e tyre është ende e fortë dhe se nuk ka vend për spekulime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark