“Po tallet me ministrin kryesor” – Olluri komenton deklaratën e Konjufcës për Xhelal Sveçlën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po tallet me ministrin kryesor” – Olluri komenton deklaratën e Konjufcës për Xhelal Sveçlën

    Insajderi
    24 January 2025 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Parim Olluri ka komentuar deklaratën e Glauk Konjufcës për ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla, ku ai tha se Albini ka qenë ai që i ka udhëzuar Sveçlën për çdo veprim që ka bërë.

    Olluri ka thënë se Konjufca po tallet me ministrin kyç të qeverisë dhe se nuk është e logjikshme që numri dy i VV të ngrejë dyshime për rolin dhe aftësitë e Sveçlës.

    Olluri ka shtuar se Konjufca po e paraqet Sveçlën në një dritë negative, ndërsa ka theksuar se ky veprim mund të ketë pasur një qëllim të fshehtë nga ana e Glaukut, duke lënë hapësirë për spekulime.

    “Nuk është e logjikshme që numri 2 i VV me u tall me ministrin e Policisë, me pozitën kryesore në Qeveri gati. Edhe MPB e kësaj qeverie u kon kryesorja. Tash ky pe portretizon si trullan. Nën 2. Mundet me ndodh që e ka hup barabarin Glauku, e po flet palidhje kudo që po i jepet mundësia si ajo në RTK për administratën Biden, e treta: munet me kon edhe mos rusisht Xhelalin po e shtin në listë të zezë, unë veq po shtroj dilema. Mos rasisht ky po don me i ndihmu Xhelalin, me kallxu që Albini e ka shti Xhelalin mos e shtini njërin në listë të zezë pa faj. Pyetje po shtroj.

    Ai gjithashtu ka shtuar se përplasjet brenda partisë janë të dukshme, duke përmendur largimin e Besnik Bislimit nga posti i nënkryetarit të parë dhe tensionet e tjera në radhët e VV-së.

    “Besnik Bislimi u hjek nga nënkryetari i parë, pasi Glauku e ka kërku me kon nënkryetari i parë, pasi ky ska mujt me duru njërin që nuk ka fare vota. Krejt e dimë që Glauku, nuk mundet me duru Dejonën edhe Besnik Bislimin”, tha ai në emisionin Pressing në T7.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark