“Po thonë, ma kanë pre mzatin UÇK-ja”, Lushtaku pohon se krerët e UÇK-së po akuzohen për gjëra banale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po thonë, ma kanë pre mzatin UÇK-ja”, Lushtaku pohon se krerët e UÇK-së po akuzohen për gjëra banale

    Insajderi
    08 March 2025 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjenerali Nuredin Lushtaku, ka folur lidhur me gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë.

    Sipas tij janë të rënda deklaratat e dëshmitarëve, duke aluduar se kanë marrë para për të dëshmuar kundër UÇK-së.

    Ai tha ish-krerët po akuzohen për gjëra banale.

    “Në Kosovë kanë punu shërbime të ndryshme për ta njollosur luftën. A ka ma rëndë se sot gjykohen tmerr i Zotit, një dëshmitar thotë në gjyq ma kanë pra mzatin në luftë. Për një viç akuzohen, a ka ma mjerim. Këto dëshmi i dhanë shqiptarët e ligë për interesa, kanë marrë lekë apo janë kanë në shërbim të Serbisë”, deklaroi ai në ‘Debat Plus’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark