Dikur e respektuar si parti i intelektualëve, sot anëtarët e LDK’së që kanë zënë pozita publike kanë degraduar në përdorimin e një kënge tallava për të promovuar punët e tyre. I tillë është rasti i njeriut të LDK’së, shokut të Lumir Abdixhikut, që është emëruar drejtor në Prishtina Parking, Sokol Havolli.
Havolli, i cili udhëheq me ndërmarrjen publike lokale të Prishtina Parking, në videon që tenton të promovojë biçikletat që janë kritikuar si super të shtrenjta, në një sekuencë prej katër sekondash lëshon këngën tallava “Po thotë halla Shqipe, Gonja dhe Valbona Liridon përhajr t’koftë nusja Saranda“.
Sikurse të mos mjaftonte me kaq, ndërmarrja publike lokale ‘Prishtina Parking’ ka të shpërndarë një video ende më skandaloze në llogarinë zyrtare në ‘TikTok’. E përcjellë me ritmin e kësaj kënge tallava, në videon që prezantohen biçikletat shkruhet “Halla që osht hallë, ta pagun biçikletën mu vozit tanë ditën. #PrishtinaBike“.
Ndaj këtij postimi ka pasur reagime nga vetë përdoruesit e rrjetit social ‘TikTok’, duke ia përkujtuar ndërmarrjes publike lokale se është institucion dhe jo llogari argëtuese.
@sokolhavolli #PrishtinaBikes #PrishtinaParking #Kryqyteti #bicycle #rrugaB ♬ original sound – Sokol Havolli
“Spo ju vjen more marre me ksi muzike me bo reklam Institucioni i shtetit hekne more se marrja e zotit ej qa jeni tu promovu”, thotë njëri nga komentuesit.
“Pse me kete muzik bree”, ka shkruar një komentues tjetër.
Insajderi para dhjetë ditësh ka realizuar një storie që dëshmon interesimin e ulët të qytetarëve që frekuentojnë kryeqytetin për shfrytëzimin e biçikletave super të shtrenjta.
Qytetarët prezentë e kanë vlerësuar si çmim shumë të lartë blerjen e një biçiklete në shumë prej afro tre mijë eurosh.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, në një prononcim për Insajderin është ankuar se fushatat senziblizuese lidhur me biçikletat e kryeqytetit po kushtojnë shumë.
Insajderi në vazhdimësi ka raportuar lidhur me këto biçikleta të shtrenjta. Raportimet mund t’i ndiqni më poshtë: