×
  • Lajme
  • Lajme

    “Po vjen era korrupsion” – Kastrati kërkon nga Prokuroria të hetojë procesin e subvencionimit të teksteve shkollore

    Insajderi
    25 July 2024 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore për vitin shkollor 2023/2024, ka thënë se prokuroria duhet të hetojë këtë proces pasi, sipas tij, po vjen era korrupsion.

    Teksa kryetarja e Komisionit për negocimin e teksteve shkollore, Merita Januzaj, u intervistua në komision, u pyet nga deputeti Kastrati në lidhje me ofertat që shtëpitë botuese kanë ofruar për negocimin e çmimeve për tekste shkollore, i cili tha se nga përgjigjet e saj rezulton se MAShT-i nga 4 milionë e 316 mijë sa vetë i ka planifikuar për tekste shkollore, për 514 mijë euro e prishi negociatën me shtëpitë botuese dhe shkoi me metodën e re të subvencionimit me 11 milionë euro humbje.

    “Sipas dosjes B27 të tenderit, nga MASHTI janë planifikuar 4 milionë e 316 mijë e 885 nga të cilat thatë shtëpitë botuese kanë ofruar 5 milionë e 882 e 743 euro. Kjo praktikë është e zakonshme, shtëpitë botuese ofertojnë ma lartë. Por të cilat e kanë zbritur në 4 milionë e 882 mijë. MAShT-i vitin e kaluar ka planifikuar 4 milionë e 316 mijë, ndërsa tani 4 milionë e 800 mijë, për 514 mijë euro është vendosë të shkohet me formën e re të subvencionimit që sipas Nagavcit tash ishte 11 milionë e dicka, 670 mijë. Po vjen era korrupsion, këtu ka punë prokuroria. Pra nga 4 milion e 316 mijë sa vetë ka planifiku MAShT-i për 514 mijë euro e prishi negociatën me shtëpitë botuese dhe shkoi me metodën e re të subvencionimit me 11 milionë e 670 mijë euro, kjo nuk arsyetohet asnjëherë as nga Nagavci as nga dëshmitarët”, ka deklaruar Kastrati.

    Sipas Kastratit, e duhura do ishte që për 514 mijë euro të vazhdohej me metodën e vjetër të subvencionimit e të dalin me 1 shtator librat për fëmijët sesa me metodën e re e me më shumë humbje.

    “Shumë më mirë do ishte që për 514 mijë euro të vazhdohej me metodën e vjetër të subvencionimit e të dalin me 1 shtator librat për fëmijët se sa me këtë metodë të re. Është krijuar kaos i madh, më 1 shtator të vitit të kaluar 80% e nxënësve nuk i kanë pasur librat komplet”, ka vijuar ai.

    Teksa kryetarja e Komisionit për negocimin e teksteve shkollore, Merita Januzaj tregoi ofertat që i ofruan shtëpitë botuese veç e veç tha se shtëpia botuese “Dukagjini” i “ka pasë 4 milionë e 260 mijë e 902.56 dhe i ka zbrit në 3 milionë e 459 mijë e 852.30, pra 1 milionë më pak”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark