Po voziste motoçikletën, vdes 19 vjeçari në Veternik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Po voziste motoçikletën, vdes 19 vjeçari në Veternik

    Insajderi
    04 July 2022 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 19 vjeçar ka vdekur mbrëmë si pasojë e aksidentit që ndodhi mbrëmë në Veternik mes një veture e motoçikletës. Viktima ishte duke vozitur motoçikletën.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

    “Mbrëmë rreth orës 23:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në Veternik afër lagjes 038.Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës, mashkull, 19 vjeç, ka humbur jetën”, tha ai për Insajderin.

    Ndërkohë, Borovci njoftoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark