Podgoricë, arrestohet personi që hapi 200 profile të rreme në Facebook – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Podgoricë, arrestohet personi që hapi 200 profile të rreme në Facebook

    Insajderi
    31 March 2016 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Podgoricës ka ngritur padi penale kundër J.D. (34) nga Podgorica, pas dyshimeve se në rrjetin social Facebook ka krijuar mbi 200 profile të rreme.

    Ajo kishte vendosur fotografitë dhe emrin e viktimës M.L., thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Policisë të Malit të Zi.

    I dyshuari J.D, thuhet se me emrin e të dëmtuarës M.L. në profilet e rrjetit social, përmes telefonit celular dhe internetit në celular, kryesisht kishte drejtuar komente dhe epitete të ashpra dhe fyese.

    “Kundër J.D. është ngritur padi penale pas dyshimeve se ka kryer vepër penale, mbledhje të paautorizuar dhe përhapje të të dhënave personale”, thuhet në deklaratën e policisë, shkruan Klix.ba/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark