Podujeva bëhet me kazermë ushtarake do të mbajë emrin e ish-komandantit Zahir Pajaziti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Podujeva bëhet me kazermë ushtarake do të mbajë emrin e ish-komandantit Zahir Pajaziti

    Insajderi
    01 November 2024 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tashmë rajoni i Podujevës do të ketë zyrtarisht kazermë ushtarake.

    Sot janë vendosur edhe zyrtarisht ushtarët e FSK-së në fshatin Dumosh të Podujevës.

    Siç ka mësuar Gazeta Insajderi kazerma do të pagëzohet me emrin e heroit Zahir Pajaziti, i cili sot do të shënonte 62 vjetorin e lindjes.

    Kjo kazermë, njëherit është më e afërta për nga kufiri me Serbinë.

    “Pushka e Parë e Lirisë” lindi më 1 nëntor të 1962-tës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997.

    Në 11-vjetorin e rënies së tij, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës – Urdhrin Hero i Kosovës.

    Zahiri ishte njëri nga komandantët e parë të UÇK-së, ndërsa vendlindja e tij është fshati Orllan i Podujevës.

    Pajaziti dëshmor ra në Pestovë të Vushtrrisë, bashkë me Edmond Hoxhën e Hakif Zejnullahun.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark