×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Podujeva e VV-së shpenzon 17 mijë euro në llaptopë e kompjuterë për nevojat e komunës, u shpërblye firma më e shtrenjtë

    Insajderi
    28 May 2024 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pushteti i Shpejtim Bulliqit në Podujevë, ka paguar 17 mijë e 300 euro për blerjen e 22 llaptopve e kompjuterëve. Sipas kalkulimit me këtë çmim, përafërsisht një laptop apo kompjuter do të kushton afro 800 euro. Tenderin e ka fituar kompania me çmimin më të lartë në mesin e tri të tjerave që kanë kandiduar.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Podujevës, me 23 maj të këtij viti ka nënshkruar kontratën për “Furnizim me kompjuter dhe Laptop”.

    Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 16 mijë e 236.60 euro.

    Në përshkrim ceket se komuna do të blejë 16 kompjuterë.

    Pastaj me specifika më të ndryshme 4 kompjuterë tjerë.

    Dhe 2 laptop. Blerja e tyre thuhet se është për “nevojat e komunës”.

    Mirëpo, komuna e Podujevës ka anashkaluar dy kompani me çmim më të lirë se vlera e parashikuar, dhe ka nënshkruar kontratë me një kompani më të shtrenjtë, duke e kaluar edhe vlerën e parashikuar.

    Tri kompani kanë kandiduar për këtë tender: ILIR Kosova- shpk Prishtinë, Infinit shpk Prishtinë dhe GOE: EGS Pattern shpk – Prishtinë.

    Infinit shpk – kishte ofruar çmimin 15 mijë e 848 euro.

    EGS Pattern shpk kishte ofruar çmimin 15 mijë e 860 euro.

    Mirëpo fituese u zgjodh kompania me çmim më të shtrenjtë.

    Kompania e cila do ua shet komunës së Podujevës gjithsej 22 laptopë dhe kompjuter, është ILIR Kosova- shpk, Prishtinë. Me çmim 17.323.20 euro

    Kompania fituese, sipas njoftimit të komunës për kontratë, i ka plotësuar të gjitha kushtet e tenderit, gjë të cilën dy kompanitë tjera kandidate nuk i kanë plotësuar.

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark