Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, ka zhvilluar një takim madhështor në Podujevë.
Së bashku me Linda Bekteshin, ai u prit ngrohtësisht nga qytetarët e komunës, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të fuqishme për vizionin dhe planet e tij për të ardhmen e Kosovës.
“Takimi madhështor në Podujevë dëshmoi besimin e palëkundur në ndryshimin e drejtë dhe të nevojshëm,” shkroi Gashi në një postim të tij.
“Ndryshimi nuk është vetëm një dëshirë, por një zotim që do ta realizojmë së bashku,” tha Gashi.