Liderja e Partisë Liberale Norvegjeze është kritikuar nga kolegët e saj pasi është parë duke luajtur “Pokemon Go” gjatë një seance parlamentare.
Trine Skei Grande, deputete dhe lidere e Venstre, është parë të mërkurën haptazi duke luajtur lojën e shumë-popullarizuar gjatë një seance parlamentare të komitetit të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme për propozimet për mbylljen e bazave ushtarake në vend.
“Është mos-respekt i pastër dhe i thjeshtë të ulesh e të luash Pokemon gjatë një seance kaq të rëndësishme”, ka thënë Halvar Ronneberg, lideri i grupit parlamentar të Partisë Progresiste në Andoy, për transmetuesin publik NRK.
Ronnenberg tha se gjuetia e Grandes për “Pokemon” “tregon edhe mungesën e respektit për votuesit dhe për ata që janë këtu në Parlament sot për një mision të rëndësishëm”.
Grande tha se e kishte ndërprerë lojën pas ankesave nga kolegët e saj, por ka mbrojtur veten nga akuzat se veprimet e saja tregojnë mungesë respekti.
“Disa prej nesh kemi koka që dëgjojnë më mirë kur jemi duke punuar diçka tjetër”, ka thënë Grande. “Nuk jemi të gjithë njësoj”
Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg, është fanse e madhe e “Pokemon Go”, e cila javën e kaluar u tha gazetarëve se kishte mbërritur në nivelin e 14-të.