Polcia po kontrollon disa shtëpi në Zbubin Potok pas sulmit qe ndodhi mbrëmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Polcia po kontrollon disa shtëpi në Zbubin Potok pas sulmit qe ndodhi mbrëmë

    Insajderi
    30 November 2024 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanali i ujit të Ibër-Lepencit është dëmtuar pas një shpërthimi që ka ndodhur mbrëmë në Zubin Potok. Nga Qeveria e Kosovës e kanë cilësuar këtë si akt terrorist, e ndërkombëtarët e kanë dënuar fuqishëm këtë sulm.

    Ndërsa tashmë lidhur me rastin policia është duke kryer bastisje në fshatrat Varage dhe Ugljare, në territorin e komunës së Zubin Potokut

    Zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës, Veton Eljšani, ka konfirmuar se janë duke u kontrolle.

    “Po, policia po bën kontrolle, por nuk mund të them asgjë më shumë për këtë”, tha shkurt ai për një medium lokal.

    Mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në fshatin Varage, i cili ka shkaktuar dëme në kanalin Ibër-Lepenac. Në vendin e ngjarjes kanë dalë një numër i madh i Policisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark