Një rast i zhdukjes është raportuar në Ferizaj më 3 janar 2025, rreth orës 17:00. Sipas Policisë, një femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Familjarët e saj kanë njoftuar autoritetet menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet për të gjetur vendndodhjen e saj.
Detaje të tjera në lidhje me zhdukjen nuk janë bërë të ditura deri më tani.