Policët e ndaluar nga IPK dhanë informacione për personat që po hetoheshin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policët e ndaluar nga IPK dhanë informacione për personat që po hetoheshin

    Insajderi
    23 April 2025 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Gjakovë, ka realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit kontrolle në dy lokacione të ndryshme në regjionin e Gjakovës, shkruan Insajderi.

    Si rezultat katër zyrtarë policorë janë shoqëruar në stacion për tu intervistaru. Ata po hetohen për veprat penale “Ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, njofton IPK.

    Gazeta Insajderi mëson përmes burimeve se të dyshuarit kanë dhënë informacione të personave që policia ka qenë duke i hetuar.

    “Këta të dyshuar herë pas here  kanë dhënë informacion për qytetarët që policia ka qenë duke i hetuar për krime të ndryshme”, tha burimi për Insajderin.

    Gjatë realizimit të kontrolleve, hetuesit e IPK-së kanë sekuestruar disa prova materiale që mund të kenë rëndësi për procedurën hetimore.

    “Deri në këtë fazë të hetimit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve katër (4) zyrtarë policorë të dyshuar në praninë e mbrojtësve të tyre ligjor. Nga hetuesit e IPK-së në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore Gjakovë pritet të ndërmerren edhe veprime të tjera procedurale në përputhje me mandatin ligjor dhe autorizimet përkatëse, thuhet në njoftimin e IPK’së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark