Policët kinez do t’i bashkohen atyre italian për të patrulluar në rrugët e Romës dhe Milanos.
Ky eksperiment po bëhet që të ndihmojë turistët kinezë gjatë kohës së vizitës së tyre në Itali, por edhe t’i bëjë ata të ndjehen më sigurt.
Më shumë se tre milion kinezë vizitojnë Italinë çdo vit./Insajderi.com
Lajmin për këtë e ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Italisë, njofton The Guardian.
Një patrullim i tillë do të ndodh për herë të parë ne Evropë.
Katër policët kinezë, të cilat janë trajnuar nga autoritetet italiane, do të veshin të njëjtat uniforma si policët në Kinë, në mënyrë që bashkëkombësit e tyre t’i njohin më lehtë./Insajderi.com