Policia e Kosovës në Prizren i është bashkangjitur sot nxënësve të një shkolle fillore në orën e edukatës fizike, me ç’rast kanë bërë së bashku ushtrime gjimnastikore.
Gjithashtu, një vizitë policia e ka bërë edhe në Shkollën Profesionale Ekonomike “Ymer Prizreni”, duke mbajtur takim me stafin drejtues e duke evidentuar problemet që mund t’i kenë në shkolla dhe në afërsi të shkollave.
“Zyrtarë policorë nga njësia e Komunitetit dhe njësi tjera, vazhdimisht janë duke patrulluar në afërsi të shkollave fillore dhe të mesme me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke krijuar një klime të qetë dhe stabile për të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor. Një bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë policia e ka edhe më prindërit e nxënësve, për çka është në kontakt të vazhdueshëm gjatë realizmit dhe kryerjes se detyrave”, thuhet në njoftimin e Policisë.